Buffon po e bind Gattuson për ta marrë drejtimin e Italisë
Gennaro Gattuso ka folur pesë herë me shefin e delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon, të martën dhe sot mund të jetë çelësi i emërimit të ish-mesfushorit si trajneri i ri i “Azzurrëve”.
Ish-mesfushori i Milanit dhe Italisë, është në garë për të zëvendësuar Spallettin si trajner i Italisë.
Siç raporton “Sportitalia”, sot mund të jetë një ditë kyçe për emërimin e ish-mesfushorit në këtë pozitë.
Të martën, Gattuso foli pesë herë në telefon me shefin e delegacionit të Italisë, Gigi Buffon, një nga shokët e tij të ekipit italian nga viti 2006.
Gattuso, një ish-trajner i Hajduk Split, aktualisht nuk është në Itali, por po shijon disa ditë pushimi në Marbella.
Kontrata e tij me ekipin kombëtar italian do të skadonte në fund të Kupës së Botës 2026.
Spalletti mori drejtimin e ndeshjes së tij të fundit me Italinë të hënën, duke mposhtur Moldavinë 2-0. Megjithatë, humbja e mëparshme 3-0 kundër Norvegjisë i kushtoi shumë atij.










