Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Burri e godet disa herë me thikë gruan e tij

nga Kaltrina Berila21 maj 2023
Burri e godet disa herë me thikë gruan e tij

Një burrë e ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në Itali.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 54-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili është arrestuar nga policia.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e çiftit bashkëshortor në provincën e Barit.

Gruaja e cila u dërgua në spital, iu nënshtrua një operimi.

Ende nuk dihet bë gjendjen shëndetësore të 43-vjeçares po ashtu me origjinë shqiptare.

Karabinierët në vendin e ngjarjes gjetën edhe thikën që dyshohet se u përdor në rast.

Nuk dihet motivet e rastit, por dyshohet se kjo ndodhi për shkaqe banale.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →