Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar ndaj deklaratës së Dejona Mihalit të VV-së, e cila në një postim në Facebook ka thënë se partitë politike nuk po “arrijnë të shohin potencialet që gjenden në këto grupacione” duke përmendur edhe “punëtorët e KDI e IKD”.
Cakolli i është drejtuar me pyetjen “Çka kena faj që nuk i keni numrat?!”
Ai ka thënë se qëndrimi ndaj shkeljeve po paraqitet si “përgatitje” për kandidim, zëri kritik si “agjendë” dhe prania në publik si “rrezik për pushtetin”.











