Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Caktohet data për ndeshjen e radhës mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

nga B.K25 prill 2023
Caktohet data për ndeshjen e radhës mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate në faqen zyrtare ka bërë të ditur se Komisioni i Garave ka caktuar datën se kur do të zhvillohet përballja e radhës mes Sigal Prishtinës dhe KB Trepçës.

FBK ka njoftuar se ka shqyrtuar kërkesën e KB Prishtinës për shtyrje të ndeshjes, ku kryeqytetasit kishin kërkuar që ndeshja të zhvillohet më 28 prill.

Po ashtu, KB Prishtina sugjeroi që ndeshja të zhvillohet nesër, respektivisht më 26 prill, por që FBK ka bërë të ditur se ky opsion nuk është as i shqyrtueshëm, pasi nuk parashihet në Propozicione të Garave.

Ndërkaq, FBK ka njoftuar se Komisioni i Garave i FBK-së ka vendosur që ndeshja e pestë gjysmëfinale e serisë mes KB Prishtinës dhe KB Trepçës të zhvillohet këtë të diele më 30 prill.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →