Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Canaj: Kurti po qeveris si në monarki dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve

nga Venera Grabanica27 maj 2026
Canaj: Kurti po qeveris si në monarki dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve

Analisti politik Blerim Canaj, në emisionin “Click” në RTV21, ka deklaruar se problemi kryesor në skenën politike është mungesa e gatishmërisë së kryeministrit në detyrë Albin Kurti për kompromis dhe ndarje të pushtetit.

Sipas Canajt, kjo qasje po e shtyn vendin drejt krizës politike dhe zgjedhjeve të reja.

“Kurti nuk bën kompromise, nuk ndan pushtet. Këtu është problemi. E do pushtetin për vete dhe na çon prapë në zgjedhje”, tha ai.

Canaj kritikoi edhe mënyrën e funksionimit institucional, duke thënë se situata aktuale i konvenon Kurtit për shkak të mungesës së kontrollit parlamentar.

“Kurtit po i konvenon me qeverisë kështu si në monarki, pse ndan para dhe nuk i jep llogari askujt, sepse ne nuk kemi parlament”, deklaroi Canaj./RTV21/21Media

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →