Canaj: Limaj nuk dëshiron zgjedhje, do t’i merrte votat më lehtë se Haxhiu për kryetar të Kuvendit
(Lajm i përditësuar)
Canaj: Limaj nuk dëshiron zgjedhje, do t’i merrte votat më lehtë se Haxhiu për kryetar të Kuvendit
Analisti politik Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, vlerësoi se qëllimi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje është që vendi të shkojë në zgjedhje të reja,
Ai shtoi se Fatmir Limaj nuk është i gatshëm të përballet me zgjedhje të reja, duke qenë i rrezikuar politikisht, dhe po të propozohej nga VV për kryetar Kuvendi, do t’i merrte votat më lehtë sesa Albulena Haxhiu.
”Herët apo vonë synimi i Albin Kurtit dhe VV-së është që të shkojmë në zgjedhje. Kurti po shpreson që të vijë në një pozicion të viktimizmit para qytetarëve. Cilët deputetë janë të gatshëm të dalin dhe të garojnë përsëri për deputet. Limaj është i rrrezikuar dhe me asnjë kusht nuk dëshiron të shkoj në zgjedhje. Po t apropzonte VV Fatmir Limaj përkryetar të Kuvendit Limaj do t’i merrte votat më lehtë se Albulena Haxhiu, por unë o shoh një tendencë të shkuarjes në zgjedhje”, tha Canaj duke shtuar se VV ka ndërruar sjellje me Limajn.
Canaj: VV po synon t’i lodhë ish-partitë opozitare për të shkuar në zgjedhje
Analisti politik, Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po e zvarrit procesin politik me qëllim që të lodhë ish-partitë opozitare dhe të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, seancat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pritet të zgjasin dhe nuk do të sjellin zgjidhje të shpejtë.
”Unë mendoj që VV dëshiron t’i lodh ish- partitë opozitare dhe disi të arrijmë deri zgjedhje”, tha Canaj./21Media











