RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit

nga Kaltrina Berila9 mars 2021

Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK) në misionin e parë paqësorë jashtë vendit.

Fjalë rasti do të mbajë u.d e presidentit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit do të mbahet në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ceremonia do të fillojë në ora 10:45.

Ndërkohë që Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →