RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Chelsea transferon sulmuesin anglez

nga V.G1 gusht 2026
​Chelsea transferon sulmuesin anglez

Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit anglez Danny Welbeck nga Brighton, duke shtuar përvojë në repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso.

Futbollisti 35-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin londinez dhe bëhet një nga përforcimet e para që tregon ndryshimin në strategjinë e merkatos së Chelseat, i cili synon të kombinojë talentin e ri me lojtarë me përvojë.

Welbeck vjen pas një periudhe shumë të mirë te Brighton, ku ringjalli karrierën e tij pas disa viteve të vështira. Ai më herët kishte krijuar emër te Manchester United, ku ishte produkt i akademisë, ndërsa më pas kaloi pesë vite te Arsenali.

Sulmuesi anglez ka zhvilluar 400 paraqitje në Premier Ligë, duke shënuar 90 gola dhe duke dhuruar 38 asistime.

“Jam shumë i nderuar që vij te një klub i këtij niveli në një kohë shumë emocionuese. I njoh disa nga lojtarët dhe kam pasur biseda fantastike me trajnerin. Tashmë ndiej një lidhje të mirë me klubin. Kam ende shumë uri për sukses dhe jam gati të jap gjithçka për këtë klub, për tifozët dhe për ta bërë Chelsean krenar”, ka deklaruar Welbeck pas zyrtarizimit.

Welbeck u bë pjesë e ekipit të parë të Manchester Unitedit në vitin 2008 dhe fitoi titullin e Premier Ligës nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit, si dhe dy trofe të Kupës së Ligës.

Në vitin 2014 ai u transferua te Arsenali, ku shënoi 32 gola në 126 paraqitje në të gjitha garat, para se të kalonte te Watfordi dhe më pas te Brighton në vitin 2020.

Përveç karrierës në klube, Welbeck ka realizuar 16 gola në 8 vite me Kombëtaren e Anglisë.

Anulohen seancat e gushtit në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë
LAJMI TJETËR →
Anulohen seancat e gushtit në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Më të fundit

Të gjitha →