Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çitaku- Costas: Kosova e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht

nga B G3 qershor 2026
Çitaku- Costas: Kosova e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku me Shefin e Kabinetit të kryetarit të PDK-së, Ardian Arifaj,  kanë pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Çitaku njoftoi  se gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat përballet Kosova, si dhe për potencialin dhe perspektivën e saj evropiane.

Ajo tha  në prag të zgjedhjeve ka riafirmuar bindjen se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët evropianë.

“Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë”, ka deklaruar Çitaku./21Media

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →