Pas dështimit për formimin e qeverisë së re nga mandatari Albin Kurti, presidentja, Vjosa Osmani, do të fillojë ciklin e bisedimeve me subjektet politike sipas praktikave kushtetuese që të mandatojë një kandidat tjetër nëse ndonjë grup parlamentar garanton se ka shumicën.
“Presidentja Osmani do t’i ftoj partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese”, tha Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani
Presidentja sipas procedurave kushtetuese mund ta mandatojë një kandidat nga secila partitë politike që dëshmon se ka krijuar shumicën, por jo Albin Kurtin.
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, tha se nuk ka një propozim tjetër nga Vetëvendosje për t’u mandatuar nga presidentja Osmani. Thotë se gjasat janë reale që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
‘’Për Qeveri tjetër ne nuk ka gjasa dhe nuk ka mundësi për shkak se dihet se mandatar është kryeministri Kurti. Më nuk ka pazare të tilla sikurse përpara me terminale doganore në të cilat vendoseshin njerëz me nga 5 deputetë. Populli e ka dhënë verdiktin dhe kryeministri Kurti është më i votuari dhe i ka 48 deputetë, së bashku me minoritetet jo serbe i kemi 56 deputetë. Por, fatkeqësisht LDK-ja na i mbylli dyert dhe nuk deshti që as ta konstituojë Kuvendin dhe as formimin e Qeverisë. Nuk e di nëse do të shkojmë në takim tek presidentja sepse këtë e vendosin organët e partisë”.
Ndërkohë, PDK, LDK, AAK kanë konfirmuar për rtv21 se do t’i përgjigjen ftesës për takim tek presidentja Osmani. Por, deputeti i PDK-së, Jakup Nura, tha tha se nuk i kanë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, prandaj sipas tij vendi është me afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga të cilat do të Vetëvendosje do të shkonte në opozitë.
‘’Është paaftësi i tij, përderisa e ka fituar një përqindje të lartë, ai është dashur që të jetë përgjegjës dhe i vetëdijshëm për obligimet që i ka ndaj popullit dhe ndaj votës të cilën e ka marrë. Ai faktikisht shihet që nuk ka pasur ndjesinë e besimit i cili iu ka dhënë. Shumë e shëndetshme do të ishte edhe për partinë e tij LVV-në që të shkojë në opozitë dhe të reflektojë ato gabimet që i ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe qeverisëse thuajse pesë vjeare”, tha Nura.
Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, vlerëson se me dështimin e LVV-së për formimin e Qeverisë së re, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Deputeti Xhaferi tha se do ta respektojnë afatin kushtetues për konsulta tek presidentja për një shumicë tjetër parlamentare, por sipas tij, partitë e ish-opozitës nuk i kanë votat e nevojshme.
‘’Jemi në një situatë të rëndë politike në Kosovë edhe pas sa muajsh ne nuk kemi Qeveri të re. Dje u dëshmua se nuk i kanë numrat edhe pse ka muaj të tërë që thonë se ta kalojmë Kuvendin dhe provomni për formimin e Qeverisë. Opozita nuk ka numra, pra vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, logjikisht nuk do të duhej të ndodhte në gjë e tillë pa zgjidhjen edhe të çështjes së presidentit dhe problemeve të tjera që po ballafaqohemi ne. Unë mendoj se për vendim më së miri do të ishte propozimi i LDK-së për një Qeveri tranzitore tetë mujore apo një vjeçare do të qëtësohej skena politike dhe normalisht se pas saj mund të mbaheshin zgjedhje të reja dhe do të krijohej një momentum krejtë i ri në skenën politike. Në ligjikën që ka ndjekë zoti Kurti, unë mendoj se Kosova prapë do të futet në një krizë të re politike dhe normalisht që kjo krizë politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër”. , tha Xhaferi për rtv21
Duke raportuar mbi zhvillimet politike në Kosovë për formimin e Qeverisë së re, media gjermane kanë shkruar se forca e parë politike ishte e paaftë për ta formuar një koalicion. Kabineti qeveritar i propozuar nga Kurti të dielën dështoi duke mos arritur që t’i sigurojë 61 vota të nevojshme. Për të votuar 56 deputetë, 52 kundër dhe 4 abstenime./RTV21/21Media











