Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Daçiq: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, për përdorim të brendshëm politik

nga Kaltrina Berila14 dhjetor 2022
Daçiq: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, për përdorim të brendshëm politik

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq  e ka quajtur marketing politik aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Vetëm një muaj më parë, kam thënë që kishim informacione që Prishtina do të dorëzojë një aplikim për anëtarësim në BE. Ne besojmë që një lëvizje e tillë padyshim që nuk është e mirë. Së pari, sepse është e qartë që nuk ka një pozicion të qartë lidhur me statusin e Kosovës”, ka thënë Daçiq, shkruan “Tanjug”.
Daçiq tha se është pothuajse e pamundur që dikush ta pranojë këtë në këto kushte kur siç thotë ai, “është e qartë se sjellja e Albin Kurtit është një nga faktorët kryesorë destabilizues në rajon”.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar të mërkurën aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian./21Media 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →