RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dafina Zeqiri uron bashkëshortin për ditëlindje me fjalë që prekin zemrën

nga Gentrita Xhemajli27 korrik 2026
Dafina Zeqiri uron bashkëshortin për ditëlindje me fjalë që prekin zemrën

Këngëtarja Dafina Zeqiri i ka dedikuar një urim partnerit të saj, Kreshnik Gjergjit, me rastin e ditëlindjes.

Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ndau momente të veçanta familjare, duke shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshortin.

Në njërën prej fotografive, ku çifti shfaqet i përqafuar, Dafina shkroi: “Gëzuar ditëlindjen paqes sime, shtëpisë sime, personit tim. Faleminderit që çdo kapitull e shkruajmë bashkë. Le ta bëjmë çdo ditëlindje edhe më të bukur. Zemra jote meriton çdo zemër”.

Në një tjetër imazh, Kreshniku shihet duke mbajtur në krahë fëmijën e tyre, ndërsa mbi foto shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë”.

Ata janë bashkë që disa vite ku tashmë kanë edhe një djalë të quajtur, Daskan.

Çifti gjithashtu është në pritje edhe të një fëmijë tjetër.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →