Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dalin fotot nga dasma e Alex Soros, Edi Rama pozon me dhëndrin

nga Gentrita Xhemajli17 qershor 2025
Dalin fotot nga dasma e Alex Soros, Edi Rama pozon me dhëndrin

Huma Abedin, ish-këshilltarja e ngushtë e Hillary Clinton, dhe Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, kurorëzuan dashurinë e tyre këtë fundjavë në një ceremoni elegante në rezidencën e tyre në Water Mill

Çifti zhvilloi një ceremoni të përbashkët që ndërthurte ritet myslimane dhe hebraike, duke respektuar trashëgiminë kulturore të të dyve. Në festë morën pjesë emra të njohur të politikës dhe kulturës ndërkombëtare, përfshirë Hillary dhe Bill Clinton, nënpresidenten amerikane Kamala Harris, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, dhe drejtoreshën e “Vogue” Anna Wintour.

Mes të ftuarve ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u shfaq me një kostum ngjyrë pana, këmishë të bardhë dhe papion “burgundy”. Edhe pse vetë nuk ndau foto në rrjetet sociale, prania e kryeministrit Rama u fiksua nga objektivi i aparatit të revistës “Vogue”, që dokumentoi me imtësi momentet e ceremonisë.

Huma Abedin veshi dy fustane të personalizuara, krijuar nga shtëpitë e njohura të modës Givenchy dhe Erdem. Në vend të dhuratave tradicionale, çifti u kërkoi të ftuarve të kontribuonin për kauza bamirësie.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →