RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Danimark, përdorim i detyrueshëm i maskave mbrojtëse në transportin publik

nga Venera Grabanica15 gusht 2020

Danimarka do të bëjë të detyrueshëm përdorimin e maskave mbrojtëse në të gjithë transportin publik, tha sot kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

“Vendimi do të hyjë në fuqi nga 22 gusht”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

“Ne e bëjmë këtë pasi shkalla e infeksionit po rritet, ndërsa po rritet edhe aktiviteti në shoqëri”, vazhdoi Frederiksen, duke iu referuar rihapjes së vazhdueshme të Danimarkës.

Kryeministrja theksoi se qeveria nuk e përjashton zgjerimin e vendimit në zona të tjera publike, siç janë supermarketet.

Benny Engelbrecht, ministër i Transportit, tha se masa do të zbatohej për të gjithë udhëtarët mbi moshën 12 vjeç, si edhe shoferët dhe punonjësit e tjerë të transportit publik.

Danimarka ka regjistruar 621 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe pothuajse 15 400 raste infektimi. /kp

ETIKETA:#Bota#Lajme
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →