Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Daut Haradinaj fton të gjithë në protestë: Veteranët nuk e pranojnë përbuzjen

nga B G15 korrik 2023
Daut Haradinaj fton të gjithë në protestë: Veteranët nuk e pranojnë përbuzjen

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme pa dallim partie.

Daut Haradinaj ka thënë se mbrojtja e vlerave të luftës është obligim moral i secilit.

“Pjesëmarrja në protestën e sotme, është obligim moral, për të demonstruar që një luftëtarë ( veteran) nuk e pranon përbuzjen dhe aq më tepër tek armiqtë e lirisë dhe të shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

“Bashkë me shumë miq do të jemi prezent në shesh në ora 18:00.Protesta është mjet demokratik që e garanton kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, prandaj ju bëjë thirrje pa dallim partie të dalim së bashku në mbrojtje të vlerava tona më të çmuara”, është shprehur Daut Haradinaj./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →