Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Daut Haradinaj-Kurtit: Kam pritë që në janar e hapni kufirin me Shqipëri, ju po e mbyllni totalisht!

nga B.K22 janar 2022


Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas masave të fundit të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në kuadër të masave të reja, çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza, ose edhe me dy doza, por me një test PCR negativ të 48 orëve të fundit.
Haradinaj e cilësoi vendimin e qeverisë si “skandaloz”.
“Personalisht kam pritur që kontrollat në kufi me shtetin amë do hiqen tërësisht nga ky janar e në asnjë mënyrë vështirësime e mbyllje, proklamuat që na “hoqet” kufirin para pak muajsh. Çka tash?
Imagjinojeni nëse vendet tjera na e vendosin kusht vaksinën e tretë!”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera në Facebook.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës të premten mori vendim për masat e reja antiCOVID-19. Masa nga sot kanë hyrë në fuqi e që do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →