Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Davis pritet të rinovojë në fundjavë me Bayern

nga Venera Grabanica10 janar 2025
Davis pritet të rinovojë në fundjavë me Bayern

Kontrata e Bayernit me Alphonso Davis po hyn në fazën e saj “të nxehtë”. Sipas raporteve aktuale, diskutimet e mëtejshme mes palës së lojtarëve dhe skuadrës së Mynihut do të zhvillohen këtë javë.

Gazetari i “Sky”, Florian Pletenberg konfirmoi raportin e “BILD”: “Davis është gati të nënshkruajë një zgjatje të kontratës afatgjatë me Bajernin”, shkroi ai në platformën “X”.

Ajo që është gjithashtu interesante përkon me faktin se zgjatja me Davis mund të jetë “domino” për disa kontrata të rëndësishme që rekordmenët e Gjermanisë dëshirojnë të zgjasin, duke përfshirë Xhamal Musiala dhe Joshua Kimish.

Musiala konsiderohet një mik shumë i ngushtë i kanadezit. Alfonso është i lidhur vetëm kontraktualisht me bavarezët deri në fund të edicionit. Nëse Bajern Mynih nuk arrin një marrëveshje, ekziston rreziku i një transferimi falas në verë. Ky do të ishte skenari më i keq për bavarezët, por shanset që diçka e tillë të ndodhë janë thuajse inekzistente.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →