Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Debat politik pas intervistës së Osmanit në “Click”, Meliza Haradinaj demanton LVV-në

nga B G21 maj 2026
Debat politik pas intervistës së Osmanit në “Click”, Meliza Haradinaj demanton LVV-në

Meliza Haradinaj, bashkëpunëtore e ish-presidentes Vjosa Osmani, ka publikuar pjesë nga intervista e Osmani në “Click” në RTV21, për të demantuar zyrtarët e LVV-së, konkretisht ish-deputeten Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

Hyseni në një postim kishte shkruar se Osmani po kërkon “ose Presidente, ose vendi shkon prapë në zgjedhje”.

Duke publikuar videon nga “Click”, Osmani sqaron se “Presidentja askund në këtë deklaratë nuk thotë ‘ose unë Presidente ose zgjedhje’…”.

“Pra Presidentja askund në këtë deklaratë nuk thotë ‘ose unë Presidente ose zgjedhje’. Këtë e thotë ndërgjegjja e Vetëvendosjes, sepse duke bërë fushatë me foton e binomit të dikurshëm ata fituan 51%”, ka shkruar ajo.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →