Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deliu: Kurti e vizitoi Skenderajn për shkak të presionit publik

nga Venera Grabanica22 janar 2023
Deliu: Kurti e vizitoi Skenderajn për shkak të presionit publik

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se kryeministri i Kosovë, Albin Kurti e ka vizituar Skenderajn për shkak të presionit publik.
Kurti sot gjatë ditës ishte për vizitë në Skenderaj ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Fadil Nura – vizita erdhi pasi qyteti i Skenderajt është përballur me vërshime duke u dëmtuar shumë materialisht.
Por Deliu thotë se vizita e Kurtit do të duhej të ishte në kohë, e jo pas presionit publik.
“Kryeministri bëri mirë që më në fund vendosi të vizitojë Skenderajn, komunën më të prekur nga përmbytjet. Megjithatë, kjo vizitë përveç që do të duhej të realizohej me kohë, do të duhej të vije, mbi të gjitha nga ndjenja e përgjegjësisë dhe jo si reagim ndaj presionit të gjerë publik. Shpresoj që Qeveria do të tejkalojë qasjen e deritanishme të krijuar ndaj rajonit të Drenicës dhe t’u përgjigjet nevojave emergjente të qytetarëve të dëmtuar rëndë nga vërshimet”, ka shkruar Deliu në Facebook./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →