RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti në Istog: Do të përqendrohemi te nevojat urgjente së pari

nga B.K7 shkurt 2020

Kurti: Në një plan më afatgjatë fondi i sigurimeve bujqësore i zgjidh këto probleme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi mëngjesin e sotëm komunën e Istogut. Shkak i kësaj vizite ishte njoftimi për së afërmi me dëmet e shkaktuara nga erërat e fuqishme.

“Pas regjistrimit, evidentimit, vlerësimit të këtyre dëmeve do të shohim edhe si komunë edhe si Qeveri se çka mundemi të ndihmojmë duke u përqendruar te nevojat tek urgjente së pari”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se në një plan më afatgjatë fondi i sigurimeve bujqësore i zgjidh këto probleme.

Lidhur me dëmtimet të rrjetit elektrik, Kurti ka thënë se do të duhej që KEDS të mirrej me to.

“Duhet të shohim se Komunat e Istogut, Klinës dhe Pejës bashkë edhe me neve çka do të mund të bëjmë për ndihmën e familjeve të cilët kanë pësuar dëmtime posaqërisht pullazet e tyre”, ka thënë Kurti./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →