RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Dhjetëra viktima nga temperaturat e larta

nga Kaltrina Berila30 qershor 2021


Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada mes një valë të paparë nxehtësie që ka thyer rekord.
Policia në zonën e Vancouver u është përgjigjur më shumë se 130 vdekjeve të papritura që nga e premtja. Shumica prej tyre ishin të moshuar ose që kishin probleme shëndetësore, transmeton rtv21.tv.
Kanadaja theu rekordin e saj të temperaturave për të tretën ditë radhazi të martën me 49.5 gradë Celsius.
Veri-perëndimi i SHBA-së ka parë gjithashtu rekorde të temperaturave, kështu duke lënë të vdekur disa njerëz.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve
LAJMI TJETËR →
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve

Më të fundit

Të gjitha →