📰 Lajm i perditesuar
Dialogu, Lajçak: Konsultimet në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme
nga Venera Grabanica17 dhjetor 2023
Emisari special evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka folur mbi zhvillimet e fundit mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai në një postim në Facebook ka përmbledhur takimet që kishte me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për bisedime, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
“Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces. Ndërsa diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme”, ka shkruar ndër tjera diplomati sllovak.










