Këngëtarja, Edona Llalloshi do të sjellë diçka të re në artin kosovar.
Më 31 Mars në Zvicër organizohet konferenca ”E ardhmja në artin shqiptar”, ku Edona do të jetë nikoqire e konferencës.
Kjo konferencë mbahet për komunitetin artistik shqiptar, krijuesin e artit muzikor shqiptar, librin digjital shqip, këngë, vjersha e ninulla shqipe për fëmijë.
”Të vetëm do të arrijmë shpejt! Të bashkuar do të shkojmë larg”, ka shkruar artistja krahas një postimi në ”Instagram”.

Projekti i fundit muzikor nga artistja është ”Qysh me ja ba”, të cilin e ka realizuar në kuadër të festave të fundvitit./21Media








