RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Digjet banesa në Fushë Kosovë, shkak mbushësi i telefonit

nga B G29 nëntor 2023
​Digjet banesa në Fushë Kosovë, shkak mbushësi i telefonit

Një banesë është djegur të martën në Fushë Kosovë, njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Policia bën të ditur se një shtetas i huaj ka raportuar rreth orës 04:25 se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij.

“Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e policisë./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →