🇽🇰 Kosova
Digjet një autobus në fshatin Besi të Prishtinës, Policia jep detaje
nga Venera Grabanica23 korrik 2023
Një autobus sot është përfshirë nga zjarri në fshatin Besi të Prishtinës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se autobusi është dëmtuar tërësërisht.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
”Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./21Media











