Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Digjet një fabrikë në Podujevë, Policia jep detaje

nga Kaltrina Berila14 prill 2024
Digjet një fabrikë në Podujevë, Policia jep detaje

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Zëdhënësi e Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërsa, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 11:00, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →