Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Digjet një kontejner i mbeturinave në Prishtinë

nga Kaltrina Berila21 shkurt 2025
Digjet një kontejner i mbeturinave në Prishtinë

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se po vazhdon djegia e kontenjerëve.

Nga kjo kompani kanë publikuar pamje, ku shihet djegia e një kontenjerit në Prishtinë.

“Djegia e kontejnerëve çdo ditë vazhdon të jetë prezente në kryeqytet. Sone në ndërrimin e natës, në Rr. “Robert Doll”, është djegur kontejneri nga persona të cilët hedhin mbeturina me mbetje zjarri”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se kompania “Pastrimi”, Sh.a në vazhdimësi ka bërë thirrje për ndalimin e kësaj dukurie, sepse veprimi i tillë jo vetëm që dëmton mjedisin dhe shëndetin tonë, por krijon pasoja për komunitetin tonë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →