Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kontejneri në Prishtinë mbushet me mbetje shtazore

nga B.K16 korrik 2022

Pamje ku shihet një kontejner në Prishtinë që është mbushur me mbetje shtazore, ka publikuar Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” në Facebook.
Kjo kompani ka shprehur shqetësim lidhur me këto dukuri, të cilat sipas tyre po bëhen vazhdimisht duke ua vështirësuar punët e tyre të përditshme nga tereni.
“Pamjet tregojnë për kontenjerët e destinuar për mbeturina që janë mbushur me mbetje shtazore ( Eshtra ) me ç’rast po vjen deri te dëmtimi i mekanizmit të kamionëve tanë”, thuhet në reagimin e tyre.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” u ka bërë thirrje organeve kompetente si Komuna e Prishtinës që të ndërmarrin masa me Inspeksionin Komunal pasi sipas tyre këto raste sa vijnë e shtohen.
“Së bashku për një ambient më të pastër”, thuhet në përfundimin e reagimit të tyre në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →