Ministria e Jashtme çeke tha se diplomatët e saj janë kthyer në ambasadë në Kiev për herë të parë që kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, më 24 shkurt.
Ministria postoi në Twitter një foto të tre diplomatëve duke ngritur flamurin çek përpara ndërtesës.
Në një deklaratë, ministria tha se ishte një nga hapat e shumtë që vendi po ndërmerrte për të treguar mbështetjen e tij për Ukrainën, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Republika Çeke ishte një nga mbështetësit e Ukrainës.
Ishte vendi i parë i NATO-s ose i BE-së që dërgoi tanke në vend, ndërsa një përpjekje e financimit, e organizuar nga Ambasada e Ukrainës dhe Ministria Çeke e Mbrojtjes për të blerë armë për forcat e armatosura ukrainase ka arritur vlerën 1 miliard koruna çeke, (34 milion £, 41 milionë euro)./21Media









