Në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijes shumë banorë të këtij qyteti. Në kryeqytet, përkatësisht në Lagjen e “Muhaxherëve”, si dhe në sheshet e Prishtinës nuk kanë furnizim të rregullt me ujë.
Në rrugën “Mark Kaçinari” në kryeqytet, disa qytetarë të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, thanë për KosovaPress se kanë mbetur pa ujë të pijshëm që nga dita e djeshme, prej orës 18:00.
Nga kompania Rajone e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë konfirmuar se ndërpreja e ujit është për shkak se ka rrjedhje të ujit dhe nevojitet intervenim për të sanuar defektet.
Megithatë, zëdhënësja e kësaj kompani, Arjeta Mjeku nuk tregoi se kur përfundojnë punimet dhe të bëhet furnizimi i rregullt me ujë në këto pjesë.
“Ka rrjedhje të ujit dhe se nevojitet intervenim”, tha shkurt Mjeku në një përgjigje për kp.











