Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë

nga E.Bullaku3 gusht 2022

Pasditen e së mërkurës ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pa ujë të pijshëm mbesin disa zona: fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku ( pjesa kah “Gorenje”), lagjja “Qëndresa” dhe lagjja “Qershia”.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp. Po besojmë në sanim sa më të shpejtë!”, thuhet në njoftim.
KUR “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët e këtyre fshatrave dhe lagjeve që t’i lënë të hapura krojet në mënyrë që në momentin që rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, të bëhet kthjellimi i tij./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →