Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Diskutohet për performancën e ATK-së

nga Egzona Mehmeti27 korrik 2017

Përfaqësuesit e zyrës së FMN-së vizitojnë ATK-në

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e zyrës së FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen dhe Selim Thaçin.

Në takim u diskutua për performancën e të hyrave të Administratës Tatimore në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe planet për pjesën tjetër të vitit.

Në takim ndër tjera, u diskutua edhe për rezultatet e deritanishme nga zbatimi i Ligjit për Faljen e Borxheve Publike.

Përfaqësuesit e FMN-së përsëriten se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në në zhvillimin dhe avancimin e fushave me rëndësi, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale.

Nga ana tjetër, drejtori Imeri falënderoj përfaqësuesit e FMN-së për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi nevojën për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →