Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lufta kundër korrupsionit diskutohet mes përfaqësuesve të ATK-së dhe ministrisë Federale Gjermane

nga B G30 prill 2024
Lufta kundër korrupsionit diskutohet mes përfaqësuesve të ATK-së dhe ministrisë Federale Gjermane

Përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës u takuan me përfaqësuesit e mistrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit përmes hetimeve tatimore.

“Në këtë takim përfaqësuesit gjerman theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar fenomenin e korrupsionit, duke e vlerësuar ATK-në si një partner të rëndësishëm në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Nijazi Asllani përmendi angazhimet dhe progresin e deritanishëm të ATK-së në luftën kundër korrupsionit, duke premtuar vazhdimin e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet dhe për të arritur rezultate të dukshme në këtë drejtim.

Edhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës Luan Dalipi shef i Kabinetit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, si dhe Tienmu Ma këshilltar i kryeministrit, thanë se qeveria mbështet të gjitha nismat, të cilat minimizojnë evazionin fiskal dhe korrupsionin.

“Takimi u vlerësua si një hap pozitiv në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet tutje.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →