Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

Dita Botërore e Sklerozës Multiple

nga Miranda Beqaj30 maj 2022

30 maji shënon Ditën Botërore të Sklerozës Multiple.
Në vitin 2009 Federata Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple e ka filluar shënimin e kësaj date. Falë kampanjave dhe aktiviteteve për nder të kësaj dite janë vetëdijësuar mijëra njerëz anë e mbanë botës.
Rreth 2.8 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me këtë sëmundje.
Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë, ndjenja e të qenit të pirë (shtangur), dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shiriti ngjyrë portokalli shfaq mbështetjen për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →