Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShëndetësi
💚 Shëndetësi

Sot dita botërore e Sklerozës Multiple

nga Egzona Mehmeti30 maj 2021

30 maji çdo viti shënon Ditën Botërore të Sklerozës Multiple. Në vitin 2009 Federata Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple e ka filluar shënimin e kësaj date. Falë kampanjave dhe aktiviteteve për nder të kësaj dite janë vetëdijësuar mijëra njerëz anë e mbanë botës.

Më shumë se 2.3 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me këtë sëmundje.

Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë, ndjenja e të qenit të pirë (shtangur), dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shiriti ngjyrë portokalli shfaq mbështetjen për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

Në Kosovë në Klinikën e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) do të shënohet dita ndërkombëtare e sëmundjes së Sklerozës Multiple.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →