Mbi 21 mijë nënshkrime të mbledhura për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit janë dorëzuar sot në Kuvend nga organizatorët e këtij peticioni.
Iniciatori i këtij peticioni Adnan Jashari ka thënë se po presin që Kuvendi të votojë pro këtij projektligji.
Në seancën parlamentare të 23 qershorit pas një debati të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, nuk kaloi projektligji që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti.
Nga 102 deputetë të pranishëm në sallë, 44 patën votuar “për”, 57 “kundër” dhe 1 “abstenim”./21Media









