Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër dorëzohet në Kuvend peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

nga Kaltrina Berila14 korrik 2022

Nesër në orën 10:00, vullnetarët e angazhuar për mbledhjen e nënshkrimeve në peticionin për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, do të dorëzojnë në Kuvend peticionin, për të cilin thonë se ka më shumë se 21 mijë nënshkrime.
“I ftoj të gjithë vullnetarët nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë kontribuar në mbledhjen e nënshkrimeve të marrin pjesë nesër në dorëzimin e nënshkrimeve”, ka thënë Adnan Jashari, njëri nga organizatorët e peticionit.
Projektligji, përmes të cilit do të mundësohej tërheqja e deri në 30 për qind e mjeteve nga Fondi Pensional, i njohur si Trusti, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →