Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Drejt titullit, Ballkani dhe Drita sfidohen nga Llapi e Gjilani

nga Kaltrina Berila14 maj 2023
Drejt titullit, Ballkani dhe Drita sfidohen nga Llapi e Gjilani

Do të zhvillohen sot të gjitha ndeshjet e xhiros së 34- në Superligën e Kosovës në futboll, ky padyshim se me interesim të madh po pritet ecuria e dy pretendentëve për titull, Ballkani dhe Drita.

Këto dy skuadra e ndajnë kreu e tabelës me nga 66 pikë momentalisht derisa kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në fund të këtij edicioni.

Drita do të ketë punë të vështirë sot pasi do të luajë në derbin lokal kundër Gjilani, skuadër kjo e cila po kërkon ta betonojë vendin e tretë, pozitë e cila siguron plasmanin në garat evropiane në sezonin e ri.

Nga ana tjetër, Ballkani do të luaj ndaj Llapit në Suharekë. Skuadra e Tahir Batatinës tashmë ka mbetur jashtë çdo objektivi, por synon edhe më tutje pozitën e katërt.

Sfidat tjera janë këto:

Drenica-Dukagjini

Ferizaj-Trepça ‘89

Malisheva-Prishtina

Të gjitha ballafaqimet nisin nga ora 15:00.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →