Kampionët e Premier Leagues kanë intensifikuar bisedimet me Newcastle për kapitenin brazilian.
Oferta e parë prej 70 milionë funteve është refuzuar, por “Gunners” pritet të rikthehen me ofertë të përmirësuar.
Arsenali e ka vënë Guimaraesin në krye të listës pasi hoqi dorë nga gara për Morgan Rogers te Chelsea për 117 milionë funte – rekord britanik. 28-vjeçari, i blerë nga Lyon për 35 milionë funte në 2022, shënoi 9 gola dhe 8 asiste sezonin e kaluar.
Sipas The Athletic, marrëveshja mes klubeve është afër dhe braziliani po pret lejen për të udhëtuar për vizitat mjekësore.
Edhe L’Equipe raporton se lojtari ka pranuar kontratë 5-vjeçare me Arsenalin dhe dëshiron transferimin në Londër.
Newcastle dëshiron të shmangë një sagë tjetër si ajo e Alexander Isak verën e kaluar, që bëri grevë për t’u transferuar te Liverpooli.
Trajneri Eddie Howe, i cili dha dorëheqje javën e kaluar, kishte pranuar më herët se ishte i shqetësuar për humbjen e kapitenit.
Pas pushimit pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia në 1/16 e Botërorit në korrik, Guimaraes është bashkuar me kampin e Newcastle në Spanjë, por duket gjithnjë e më e pamundur që të jetë me skuadrën më 23 gusht kundër Liverpoolit. Arsenali e nis mbrojtjen e titullit më 21 gusht ndaj Coventryt.
Arteta nuk ka folur direkt për brazilianin, por tha se klubi është “shumë aktiv” dhe “shumë ambicioz në atë që duam të bëjmë”.









