Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Drita fiton ndaj Dukagjinit, rrit diferencën në pozitën e parë

nga Kaltrina Berila7 dhjetor 2024
Drita fiton ndaj Dukagjinit, rrit diferencën në pozitën e parë

Drita ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit ka marrë edhe fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke rritur epërsinë me ndjekësit në tabelë.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e parë me 37 pikë apo nëntë më shumë se Malisheva e dyta, teksa Dukagjini zë vendin e tetë me 17 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, gjilanasit luajnë derbin ndaj Gjilanit, ndërsa klinasit e presin Ferizajn.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →