Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Drita mposht Llapin, Malisheva fiton si mysafire ndaj Dukagjinit

nga Gentrita Xhemajli2 nëntor 2025
​Drita mposht Llapin, Malisheva fiton si mysafire ndaj Dukagjinit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore minimale ndaj Llapit me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 33-të.

Malisheva ka befasuar si mysafire skuadrën e Dukagjinit me rezultat 2:1. Heroi i këtij takimi ishte Etnik Brruti me golat e shënuara në minutat 21 dhe 68. Për vendasit, golin e vetëm e realizoi Altin Merlaku në minutën e 35-të.

Prishtina e Re ka barazuar me rezultatin e bardhë në takimin me Drenicën në Lipjan.

Prishtina vazhdon të prijë në tabelë me 26 pikë, pason Ballkani me 23, Drita renditet e treta me 20. Në fund të tabelës vazhdon të mbetet Prishtina e Re me vetëm 8 pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →