Sukseset e artistes shqiptare Dua Lipa, nuk kanë të ndalur.
Dua sërish theu një rekord më këngën “Levitating” e cila i rezultoi si një ndër këngët më të suksesshme të saj.
“Levitating” është publikuar një vit më parë, por vazhdon të jetë e para në toplistat botërore.
Zyrtarisht, është bërë kënga e cila ka qëndruar për 52 javë në “Billboard Hot 100”.
Dhe, këngëtarja 26-vjeçare po vazhdon akoma të shijojë suksesin e këngës “Levitating” të cilën e lansoi një vit më parë
“Levitating” nga Dua Lipa ka qëndruar zyrtarisht 1 vit (52 javë) në top-listën “Billboard Hot 100”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, kënga e cila është pjesë e albumi të fundit të këngëtares “Future Nostalgia”, vetëm në kanalin zyrtar në YouTube ka mbi 372 milionë klikime, duke u bërë kështu një prej hiteve më të mëdha të artistes.
Ndërkohë, 26 vjeçaren do ta shohim për herë të parë edhe si aktore në filmin triler “Argylle”, ku do të shfaqet përkrah yjeve si: Henry Cavill, John Cena, Catherine O’Hara, Samuel L. Jackson dhe Sam Rockwell./21Media









