RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Dugolli takohet me Biden, krenar për lidhjen unike mes Kosovës dhe SHBA-së

nga E.Bullaku1 korrik 2022

Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se është krenar për lidhjen unike të dy vendeve.
Këtë deklaratë, ambasadori e ka bërë pas takimit me presidentin amerikan, Joe Biden.
Dugolli ka thënë se Kosova është e përkushtuar për avancimin e prioriteteve të përbashkëta Kosovë – SHBA në të ardhmen.
“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona. Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar Dugolli në Twitter./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →