RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy avionë të ushtrisë serbe provokojnë në afërsi të Jarinjës

nga Miranda Beqaj25 shtator 2021

Dy avionë luftarakë të ushtrisë serbe këtë të shtunë janë parë të fluturojnë në afërsi të pikë kalimit kufitar në Jarinjë.
Ndërsa, situata nga ana e protestuesve vazhdon të jetë e qetë. Ndërkaq, lëvizjet e qytetarëve në krahasim me paradite janë pakësuar.
Policia Kufitare, Njësia Speciale dhe ekipet e Zjarrëfikësve po qëndrojnë në pozicionet e tyre, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, Qeveria e Kosovës të hënën e ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë. Veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →