Dy milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës, thotë agjencia e Gardës Kufitare polake.
Kjo shifër u arrit të premten në ora 08:00, shkroi agjencia në Twitter.
Ata janë kryesisht gra dhe fëmijë.
Shumica kanë shkuar për të qëndruar në qytete të mëdha, duke përfshirë Varshavën dhe Krakovën, zyrtarët e të cilëve ankohen se kanë arritur kapacitetin e tyre për t’i akomoduar ata./21Media









