Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Dy ndeshje të forta zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

nga Kaltrina Berila14 dhjetor 2024
Dy ndeshje të forta zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Sot janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro e parafundit e sezonit vjeshtor nisi të premten, ku Dukagjini fitoi minimalisht 1-0 ndaj Ferizajt, teksa sot janë në orar dy ndeshje.

Në ndeshjen e parë, kampioni në fuqi, Ballkani e pret Llapin në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Ndeshja e dytë, por jo nga rëndësia, do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva është nikoqire e Suharekës.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 13:00.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →