RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy persona të lënduar nga zjarri që përfshiu ndërtesën në “Tophane”

nga Venera Grabanica14 prill 2022

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit të sotëm që përfshiu një ndërtesë në lagjen Tophane në Prishtinë.
Kështu për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur Latif Zeka, komandant i Zjarrfikësve i regjionit të Prishtinës, i cili ka shtuar se njëri prej tyre është fëmijë.
“Dy persona i kanë nxjerrë jashtë zjarrfikësit dhe policia bashkë, janë të lënduar, por janë mirë”, ka thënë ai.
Ai tregoi se zjarri është vënë nënkontroll dhe nuk ka rrezik. Për shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë rreth 15 zjarrfikës./21Media 

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →