Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy shtetas të Kolumbisë arrestohen në Prishtinë, dyshohen për mashtrim

nga RTV21 Portal25 korrik 2024
Dy shtetas të Kolumbisë arrestohen në Prishtinë, dyshohen për mashtrim

Policia e Kosova ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të mashtrimit, si dhe ka sekuestruar një sasi të parave të cilat dyshohet se janë përfituar duke kryer vepra mashtrimi.

“Personat e dyshuar: mashkull 47 vjeç, shtetas i Kolumbisë dhe femër 28 vjeç, shtetase e Kolumbisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Personat e arrestuar dyshohet të kenë marrë nga ankuesit (punëtor të këmbimoreve) shuma të ndryshme parash duke i mashtruar (gjatë ri-numërimit kanë fshehur një shumë parash derisa kanë qenë duke i konvetruar)”, thuhet në njoftim të policisë.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi edhe jashtë rajonit të Prishtinës, si dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

“Kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në njoftim.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →