Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vidhet një banesë në Prishtinë, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë

nga Gentrita Xhemajli14 mars 2025
Vidhet një banesë në Prishtinë, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë

Një banesë në Prishtinë është thyer dhe nga aty janë vjedhur gjësende me vlerë.

Policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë veturën e dyshuar me tre shtetas të Shqipërisë në të, të cilët i ka arrestuar.

Gjësendet e gjetura në veturë janë sekuestruar.

“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur viktimës femër kosovare i është thyer banesa ku i janë vjedhur; orë dore, stoli ari dhe një qelës i veturës. Lidhur me rastin njësitet policore kanë arritur që ta ndalojnë veturën e dyshuar me targa te Shqipërisë në të cilën gjendeshin tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar, ndërsa gjësendet e gjetura në veturë janë sekuestruar. Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →