Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Dy skuadra kosovare luajnë sot në Evropë

nga Venera Grabanica11 korrik 2024
Dy skuadra kosovare luajnë sot në Evropë

Pas Ballkanit që e nisi mirë aventurën në Ligën e Kampionëve duke triumfuar kundër UE Santas me rezultat 2-1, sot edhe dy skuadra të tjera kosovare do të paraqiten në Evropë, Llapi në Ligën e Evropës dhe Malisheva në Lugën e Konferencës.

Llapi do të ballafaqohet me skuadrën nga Polonia, Wisla në udhëtim për të kërkuar kështu të bëjë hapin e parë të rëndësishëm në këtë garë para ndeshjes kthyese në Podujevë. Kjo ndeshje nis nga ora 20:30.

Përveç Llapit, në aksion sot do të jetë edhe Malisheva e cila në Ligën e Konferencës do të ndeshet me Buducnostin e Malit të Zi, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim nga ora 17:00.
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →